Protagonisti kryesor i mbrëmjes së djeshme të boksit në Londër, Amarildo Bakaj, ka reaguar pas ngjarjes tragjike që ndodhi në një ndeshje atje, ku si pasojë e goditjeve humbi jetën boksieri Sherifdeen Lawal, gjatë luftës me Malam Varela.
Më pas, meçi ku do të luftonte Bakaj, u anulua.
Boksieri shqiptar shprehu keqardhje për ngjarjen e rëndë.
"Është një sport shumë i vështirë. Paramendo kur ke me nënshkruar për vdekjen kur ke me hyrë në ring. Nuk është fajtor kundërshtari apo dikush tjetër. Më vjen shumë keq për ta", u shpreh Bakaj.
Ai i porositi krejt shqiptarët që t'i ruajnë biletat që i kanë blerë për ndeshjen e tij.
Boksieri i falënderoi ata për përkrahjen.
Më poshtë e gjeni deklarimin e boksierit shqiptar, Amarildo Bakaj.
https://klankosova.tv/londer-vdes-boksieri-pas-goditjeve-ne-ring9/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.