Kombëtarja shqiptare e basketbollit do të ketë në radhët e saj një lojtar amerikan, i cili së fundmi ka marrë pasaportën shqiptare. Bëhet fjalë për Rashaun Eneal Broadus.
Ka qenë vetë presidenti i Federatës Shqitare të Basketbollit, Avni Ponari, ai që i ka dorëzuar pasaportën shqiptare amerikanit Brodaus, i cili nga dita e sotme është jo vetëm me nënshtetësi shqiptare, por edhe anëtar i ekipit kombëtar, transmeton Klan Kosova.
Prej kohësh ishte përfolur që një basketbollist amerikan do t’i atashohej kombëtares kuqezi, por tashmë kjo është bërë realitet, duke qenë amerikani i parë që natyralizohet shqiptar./Top Channel/
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.