Sulmet ruse po vazhdojnë të shkaktojnë viktima në qytetet ukrainase.
Shërbimi kombëtar i emergjencave atje tha se një burrë 54-vjeçar u vra dhe 20 persona të tjerë u plagosën, përfshirë katër fëmijë, pas një sulmi në Kharkiv, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Qendra mjekësore dhe arsimore, një pikë karburanti dhe ndërtesa banimi, u dëmtuan në lagjen veriore Shevchenkivskyi.
Kharkiv ka qenë një objektiv i rregullt i sulmeve me dronë dhe raketa për shkak të afërsisë me kufirin rus.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
G
SHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.