Filmi “20” është një nga tre filmat e shkurtër studentorë të subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës.
Ky film ndjek qarkullimin e një kartëmonedhe 20 Euro nëpër qytetin e Prishtinës ku ne jemi dëshmitarë të mënyrës së ndryshme të përceptimit të vlerës së saj nga individ të shtresave të ndryshme shoqërore. Përkundër dallimit të personazheve, secila ndërlidhje e tyre me paratë (20 Euro) ndodhë në mënyrë rastësore dhe na tregon se si ajo është mjet që na ndanë ose na bashkon.
Filmi është prodhim i shtëpisë filmike Tentakula, me producente Zhaneta Xhemajli, dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, transmeton Klankosova.tv.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.