Kanë filluar punimet arkeologjike në kalanë e Korishës, një lokalitet me rëndësi historike që i takon periudhës Dardane dhe Bizantine.
Sipas ministrisë së Kulturës, atje janë zbuluar gjetje të vlefshme që pasqyrojnë trashëgiminë e pasur të vendit, përcjell Klankosova.tv.
“Me mbështetje të garantuar për tri vitet e ardhshme, do të vazhdojnë punimet dhe mbikëqyrja e vazhdueshme, duke siguruar ruajtjen e këtij thesari të çmuar kulturor dhe historik për brezat e ardhshëm”, thuhet në njoftimin e MK-së.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.