Këtë të diel deri më 30 korrik të këtij viti në Sllovaki do të mbahen Lojërat Verore Olimpike për të Rinj.
Në këtë kampionat po marrin pjesë 48 shtete me mbi 2 mijë e 500 garues, ku në to bën pjesë edhe Kosova.
Kosova në garat e gjimnastikës artistike po përfaqësohet nga Vileza Zeqiri.
Këtë e ka bërë të ditur prindi i saj, Sadik Zeqiri i cili i uroi suksese edhe garuesve të tjerë të Kosovës.
“Vajza ime Vileza Zeqiri po e përfaqëson Kosovën në garat e gjimnastikës artistike. Suksese Vilëza! Suksese të gjithë garuesve të Kosovës”, ka shkruar Zeqiri, transmeton Klankosova.tv.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.