169 fëmijë, të moshave nga 9 deri në 16 vjeç, mbetën jashtë sistemit arsimor në një lagje në Gjakovë, tashmë në gjurmë synon t'i bie edhe Institucioni i Avokatit të Popullit me hetime të pavarura.
Të vegjlit e këtyre familjeve në “Ali Ibra”, që ndër vite disa braktisën shkollën, e një pjesë nuk u regjistruan asnjëherë, do trajtohen me prioritet.
"Sapo kemi nisur këto hetime, pas daljes në teren të kolegëve atje, dhe presim të grumbullojmë informacionin dhe të analizohet legjislacioni", ka thënë Petrit Collaku, zyrtar për komunikim tek Avokati i Popullit.
Shifra e nxjerrë nga organizata “Concordia”, konsiderohet shqetësuese edhe në Ministrinë e Arsimit.
Merita Jonuzi, koordinatore për të drejtat e njeriut në MASHT, tha: "Është alarmante sepse gjithë ata që janë regjistruar dhe janë shkëputë duhet me u angazhu krejt instancat të kthehen në sistem".
Këta thonë se sapo të marrin informacion zyrtar mund të dalin me rekomandime, derisa edhe në nivel vendi as numri që braktisën shkollën veç në vitin e kaluar nuk është I vogël. 224 nxënës arsimin e obligueshëm, e atë të lartë 1109 nxënës. Këtu nuk hyjnë rastet që nuk janë regjistruar fare për të cilët nuk ka evidenca.
Të martën, Klan Kosova, raportoi për numrin e lartë të fëmijëve të lagjes së banuar me rom, ashkalinjë e egjiptian, që nuk vijojnë mësimin, për të cilët Komuna e Gjakovës ka deklaruar se ka nisur punën për ta bërë zgjidhjen. /Klankosova.tv
Kronikë nga Qendresa Bellagoshi.
https://www.youtube.com/watch?v=-nuv_lcCWLg
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.