Ka nisur takimi i kryekuvendarit, Kadri Veseli me delegacionin e Parlamentit Evropian të kryesuar nga eurodeputeti gjerman, njëherësh raportues për Serbinë në Parlamentin Evropian, David McAllister që po qëndron për vizitë në Kosovë.
Mediat janë lejuar ë të marrin vetëm pamje në fillim të takimit.
Ky delegacion i cili po qëndron në Prishtinës pas vizitës në Beograd, gjatë ditës ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Listës Serbe, njofton Klan Kosova.
Sipas një njoftimi për media të Listës Serbe në takim përfaqësues të PE-së kanë shfaqur qëndrimin për heqjen urgjente të taksës nga autoritetet kosovare ndaj produkteve serbe.
“Në këtë takim me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe liderët evropianë, u diskutuan problemet me të cilat po përballen qytetarët serbë në Kosovë. Në këtë takim përfaqësuesit e Listës Serbe dhe Parlamentit Evropian u pajtuam që urgjentisht duhet të hiqet taksa ndaj produkteve serbe, në mënyrë që të arrihet një zgjidhje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të vendosur përfundimisht paqe në Ballkan”, thuhet në komunikatën e Listës Serbe.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.