Akademikëve e profesorëve iu bashkuan edhe disa politikanë për të nisur një ngjarje të rëndësishme shkencore.
Bile këta të fundit u panë me disponim të mirë në hapjen e punimeve të seminarit të 35 Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.
Krahas këtij disponimi këta i dhanë edhe mbështetje këtij organizimi.
Tradicionalisht kjo ngjarje mbahet në fakultetin filologjik prandaj të pranishmëve mirëseardhje i uroji nikoqirja e këtij institucioni.
Punime të mbara mysafirëve uroji edhe i pari i universitetit të Prishtinës Marjan Demaj, i cili tha se këtë ngjarje e konsideron të rëndësishme për shumë arsye.
Megjithëse organizatorët mund të kenë pasur ndonjë telash me organizimin e financimin e kësaj ngjarje në sesionet dhe takimet shkencore nuk do të mungojë asgjë.
Në këtë edicion të seminarit do të jenë 118 pjesëmarrës, prej tyre rreth 20 arbëreshë nga Zara.
Punimet e seminarit për gjuhën letërsinë dhe kulturën shqiptare do të zgjasin deri më 26 gusht.
Kronikë nga Dafina Jegeni.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
V
SHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.