Ka nisur të restaurohet shtëpia familjes Sylejmani në Prishtinë. Është ndërtuar në vitin 1880, në memorien kolektive të banorëve njihet si një prej shtëpive më të vjetra të qytetit dhe si e tillë po trajtohet me profesionalizëm që shtëpia të ruaj vlerat që ka dhe të bartet tek brezat e ardhshëm.
Kështu bëri të ditur ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporti përmes një postimi në Facebook, njofton klankosova.tv.
“Shpëtimi, mbrojtja, restaurimi dhe funksionalizimi i aseteve të trashëgimisë sonë kulturore është një prej prioriteteve të Ministrisë së Kulturës”.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.