Ka filluar nata e parë gjysmëfinale e Festivalit Evropian të Këngës “Eurovision 2021”, i cili po mbahet në “Ahoy Arena” në Roterdam, Holandë.
Festivali vitin e kaluar ishte anuluar për shkak të pandemisë, e këtë vit u rikthye që në natën e parë të shfaq 16 garues, që synojnë të kalojnë në finale e madhe e cila do të mbahet të shtunën, transmeton Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=jRIHdPDt6ew
Përfaqësuesja e Shqipërisë këtë vit është Anxhela Peristeri me këngën “Karma”, interpretimin e së cilës do ta bëjë në natën e dytë gjysmëfinale, që do të mbahet me 20 maj.

Për finalen e madhe të 22 majit do të garojnë 20 vende, të cilat kalojnë nga dy netët gjysmëfinale.
Vendet e zgjedhura do t’i bashkohen garuesve të pesë vendeve të mëdha, Italisë, Francës, Gjermanisë, Spanjës dhe Anglisë së bashku me përfaqësuesin e vendit ku do të mbahet festivali, Holandës.
●●●
NSHKRIMI NGA
N.Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.