Sonte në sheshin "Skënderbeu" në Prishtinë po mbahet një koncert filharmonik, ku po shfaqet premiera e kantatës "Karmina Burana" Karl Orf.
Solist në ngjarjen e sontme janë anëtarët e filhamonisë së Kosovës Adelina Paloja, Arta Jashari, Safet Berisha dhe Xhemil Rexhepi, njofton Klankosova.tv.
E në këtë ngjarje nuk po mungojnë as fytyrat publike. Pjesë e saj është edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ambasadori amerikan Jeff Hovenier dhe disa deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Nga pamjet e Klan Kosovës shihet se për të parë këtë koncert ka një publik të gjerë.
https://www.youtube.com/watch?v=R1yIuM59ATg
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.