Lajmet e fundit

Me nga një poezi lexuar para nxënësve, shkrimtarët për fëmijë nisën rrugëtimin e 17-të me radhë të Karvanit për fëmijë që mban emrin e Agim Devës.
Për të nderuar shkrimtaret, edhe nxënësit e shkollës fillore “Hasan Prishtina” të kryeqytetit përgatitën program artistik.
Koordinatori i këtij karvani duke kujtuar shkrimtarët që nuk janë gjallë tha se manifestimi ka për qëllim nxitjen e dashurisë dhe përkushtimin e fëmijëve ndaj librit, njofton Klan Kosova.
Pjesëmarrëse në takimin letrar ishte edhe zyrtarja e lartë për Kulturë në komunën e Prishtinës, Drita Rudi.
Sipas saj manifestimi tradicional po bënë shumë për të stimuluar shkrimtarët që të shkruajnë për fëmijë.
E aktivitetet për këta të fundit nuk kanë munguar nga kjo drejtori.
Kronikë nga Klan Kosova.