Ka nisur finalja e Nations League mes të Portugalisë dhe Spanjës.
Ishin portugezët ata që e nisën topin e parë nga mesi i fushës i "Allianz Arena".
Kjo lojë po transmetohet në Klan Kosova dhe kanalin Sport 1 të platformës kryesore televizive në trojet shqiptare, Artmotion.
Të dyja ekipet synojnë ta fitojnë këtë garë për herë të dytë – për La Rojan, kjo do të ishte e dyta radhazi pas suksesit të vitit 2023 kundër Kroacisë.
Si kampione në fuqi e Evropës, Spanja ndoshta do të fillojë si favorite, por Portugalia do të jetë e vendosur të fitojë ndaj rivalëve të saj iberikë.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.