Ka nisur edicioni i 42-të i Eurobasketit me shumë ndeshje interesante, që në ditën e parë të saj.
Lituania hapi këtë kampionat me fitore ndaj Britanisë së Madhe, me rezultat 94:70. Ylli i NBA-së, Jonas Valanciunas, ishte më i miri me 18 pikë dhe 9 kërcime.
Gjermania po ashtu shënoi fitore ndaj Malit të Zi, me rezultat 106-76. Te Pancerët shkëlqeu Franz Wagner me 22 pikë dhe 8 kërcime, derisa nuk mjaftoj double-double i Nikola Vucevic me 23 pikë e 10 kërcime për Malazezët.
Turqia ishte shumë e fortë për Letoninë. Ata triumfuan 93-73, ku Cedi Osman kontribuoi me 20 pikë dhe Kenan Spahiu shënoj 19 pikë.
24 kombëtare të ndara në 4 grupe kanë nisur rrugëtimin për trofeun e madh sot me 27 gusht.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.