Muzikanti legjendar, Nile Rodgers, ka thënë që ka kaluar koha kur produksionet kanë besuar në artistë të tipit të David Bowiet.
“Ata ia dhanë tërë atë kohë që të provojë dhe ta nxjerrë një hit, dhe ai më telefonoi dhe ne e bëmë [Let’s Dance]”, ka thënë Rodgers.
“[Produksionet] rrezikuan duke marrë përgjegjësi financiare dhe ato dikur i bartnin artistët për të cilët besonin se dikur do të shpërthenin”.
“Ato ditë njëmend kanë përfunduar”.
Rodgersi ka zbuluar që e kishte quajtur Bowien Pikaso të Rokenrollit, titull të cilin e kishte urryer ky i fundit.
https://www.youtube.com/watch?v=VbD_kBJc_gI
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.