Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla, e ka pritur në takim emisarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Gabriel Escobar.
Nikolla tha se takimi ishte shumë mbresëlënës.
Ajo tha se Escobari e cilësoi ShBA-në si vendin më prokosovar.
“Z. Escobar e cilësoi ShBA-në vendin më prokosovar në botë dhe theksoi se vendi është i vendosur për mbrojtjen e pavarësisë, sovranitetit, integritetit dhe sigurisë së Kosovës dhe pranimin e saj në organizatat ndërkombëtare”.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë dënuar aktin terrorist të 24 shtatorit dhe njohin përgjegjësinë e Serbisë për këtë akt. Marrëveshja e Ohrit është një marrëveshje strategjike dhe duhet punuar për zbatimin e saj. ShBA-ja mbështetn dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, po punojnë për njohjen e saj edhe nga pesë shtetet e BE që nuk e kanë njohur dhe po ndërtojnë një fushatë njohjesh globale për Kosovën. Dialogu Kosovë-Serbi është e vetmja rrugë drejt paqes dhe sigurisë në rajon”, ka shkruar Nikolla.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.