Chelsea e ka informuar Bayern Munichun se nuk do të vazhdojë me transferimin e Nicolas Jacksonit në formë huazi pasi Liam Delap pësoi një dëmtim në kofshë kundër Fulhamit - duke e lënë sulmuesin të tërbuar.
Jackson kishte zbarkuar në Munih të shtunën pasdite për t'iu nënshtruar vizitave mjekësore me kampionët në fuqi të Bundesligas, por “Standard Sport” merr vesh se vendimi për të mos vazhduar me marrëveshjen është marrë nga zyrtarët e Chelseat ndërsa ai ishte në bordin e një avioni privat për në Gjermani me agjentët e tij, transmeton Klankosova.tv.
Kuptohet që Jackson po ngurron të kthehet në Chelsea dhe është zemëruar kur i është thënë se tani duhet të kthehet në Londër.
Të shtunën në mëngjes Chelsea i dha Jacksonit leje për të fluturuar në Bavari përpara një transferimi në huazim që do t'i kushtonte Bayernit 15 milionë euro për sezonin dhe përfshinte një opsion për një transferim të përhershëm prej 65 milionë eurosh verën e ardhshme, plus një klauzolë shitjeje.
Por ky transferim tani pritet të anulohet pasi Delap u zëvendësua në minutën e 15-të në fitoren 2-0 të së shtunës ndaj Fulhamit me një dëmtim në kofshë, për të cilin trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, ka thënë se mund të mungojë “gjashtë deri në tetë javë”.
Jackson nuk duket se ka shumë mundësi dhe është informuar se nuk do t’i bashkohet më Bayernit. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.