Kampioni i Gjermanisë, Bayern Munich, e ka listuar si objektiv kryesor anësorin e Athletico Bilbaos, Nico Williams.
Siç shkruan gazetari sportiv, Fabrizio Romano, klubi bavarez është takuar dy herë me përfaqësuesit e Nico Williamsit këtë muaj, teksa priten edhe takime të tjera për talentin spanjoll.
Në kontratën e tij ekziston një klauzolë lirimi prej 58 milionë euro, por tani kërkesat për pagën do të jenë pika më e vështirë në këto negociata, shkruan Romano, transmeton Klankosova.tv.
Bilbao po përgatit gjithashtu një ofertë për rinovimin e kontratës, në rast se Ëilliams vendos sërish të qëndrojë në klub.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.