Mesfushori Argjentinas i Juventusit është shumë afër për tu bashkuar me Atletico Madridin.
Raportime nga disa mediume në Argjentinë insistojnë që Nico do të bashkohet me skuadrën e Diego Simeones në orët e ardhshme.
Marrëveshja thuhet të jetë huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë që ky largim i Nico Gonzalez lidhet ngushtë me ardhjen e Edon Zhegrovës te Juventusi, ku para pak orëve Lille kishte arritur marrëveshje me “Zonjën e Vjetër” për kushtet e transferimit.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.