Nominimet për Grammy u shpallën të martën dhe diçka u vu re sigurt: mungesa e rep artistes ikonike Nicki Minaj.
Kjo erdhi edhe përkundër publikimit të një sërë këngësh të suksesshme, duke përfshirë "Super Freaky Girl", e cila u bë solo e saj e parë numër një në "Billboard Hot 100”.
Nicki ka qëndruar e heshtur për mospërfilljen nga organizatorët e Grammy-t, por fansat dhe kolegët e saj kanë përdorur rrjetet sociale për të shprehur zhgënjimin e tyre, shkruan "RapUp", transmeton Klankosova.tv.
Edhe rep artisti The Game, i cila u shfaq në videon e Nickit "Pills N Potions", doli në mbrojtje të saj.
“Kjo është qesharake", tha The Game, duke shtuar se rep artistja ia ka hapur dyert e kulturës repereve të tjera.
Edhe Doja Cat gjithashtu i doli në mbështetje bashkëpunëtores së saj në "Say So", duke e quajtur Minajn “mbretëreshë të repit”.
Nicki nuk ishte e vetmja që nuk morri nominime Grammy. Summer Walker gjithashtu nuk mori asnjë nominim për albumin e saj “Still Over It”. /Klankosova.tv
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.