Këngëtari australian, Nick Cave, e ka ndarë me publikun pikëllimin e tij pas vdekjes së ish-partneres dhe ish-anëtares së bendit të tij, Anita Lane.
Më herët gjatë kësaj jave u dha lajmi që Lane kishte vdekur në moshën 61 vjeçare.
Ajo dhe Cave kishin qenë në lidhje në vitet 1977-1983, por kishin mbetur miq e bashkëpunëtorë edhe pas ndarjes.
Pos punës me bendin The Bad Seeds, ajo po ashtu i kishte publikuar dy albume solo.
“Mendon që e njeh zinë, mendon që ia ke mësuar mekanikën, mendoj që je bërë i zgjuar karshi zisë – më i fortë, më i urtë, më i përballueshëm – mendon që nuk ka asgjë që mund të të lëndojë në botë, dhe pastaj vdes Anita”, ka shkruar Cave.
“Si mundej diçka aq e ndritshme të bartë aq shumë errësirë? Pinte xhin nga shishja e foshnjes. Përbuzte konceptin e muzës por qe muza e gjithsecilit. Fliste me zë fëmije dhe ishte shoqja ime më e ngushtë. Dy muaj më parë, kur flisja me të në telefon ajo dukej miliona milje larg”.
“I donte fëmijët e saj më shumë se gjithçka. Ata ishin krenaria dhe gëzimi i saj. Ishte edhe lehtë edhe tmerruese ta doje atë. Lë një hapësirë të madhe dhe të përlotshme”.
https://www.youtube.com/watch?v=YbHuOgzKl5c
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.