Nick Cave i ka quajtur komentet antisemitike të Kanye Westit si thellësisht zhgënjyese dhe të turpshme.
Në javën e fundit, Westi lëshoi një sërë komentesh të cilat janë cilësuar si urrejtëse ndaj hebrenjve, ndonëse vetë Westi, që tash njihet edhe si Ye, e ka mohuar të jenë të tilla.
London's Southbank Centre i pyetur nga publiku teksa po e promovonte librin e tij "Besim, Shpresë dhe Kërdi" në Festivalin e Letërsisë në Londër.
"Për momentin e kemi Kanye Westin që bën komente antisemitike. Kanye për mua, në mënyrë kontradiktore, sipas mendimit tim, është artisti më i madh i gjeneratës sonë", ka thënë Cave.
"E dua muzikën e tij. 'Yeezus' dhe ato incizimet gospel, nuk kam dëgjuar asnjëherë më parë si ato këngë gospel'.
"Mirëpo për mua, t'i nxjerrësh këto përdorime të figurshme, personalisht mendoj që janë të turpshme. A duhet ky njeri të zbresë prej madhësive aq të larta në një m*t kaq të mërzitshëm të cilin e kemi dëgjuar aq shpesh?"
https://www.youtube.com/watch?v=xPcJWvbDtG0
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.