Lajmi se ngjyra vjollcë nuk kishte qenë ngjyra e preferuar e muzikantit Prince mund të jetë lajmi më shokues në lidhje me të që prej atij të vdekjes së tij.
I njohur për hitin e tij legjendar “Purple Rain” dhe për skenografinë në koncertetet e tij në të cilat mbizotëronte kjo ngjyrë, del se Prince në të vërtetë e kishe ngjyrën e portokalltë më së shumti në qejf.
Në një intervistë për Evening Standard, motra e tij, Tyka Nelson, tha se nuk e di pse njerëzit e lidhin ngjyrën vjollcë me vëllanë e saj kur në të vërtetë Prince e preferonte ngjyrën e portokalltë.
“Është e çuditshme që njerëzit gjithmonë e lidhin ngjyrën vjollcë me Prince, por ngjyra e preferuar e tij ishte në të vërtetë e portokallta”, tha ajo.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.