Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se sot në Teatrin Kombëtar të Kosovës do të fillojë të mbahet shfaqja "Kopshti i Hijeve" me regji të Nastazja Domaradzka.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se shfaqja do të fillojë nga ora 20:00.
"Shfaqja tregon historinë e familjes Bogujevci: fëmijët e parë që dëshmuan në një gjykatë për krimet e luftës. Kjo gjykatë i jep formë narrativës në ndryshim, duke rrëshqitur mes kohës, vendit, realitetit dhe imagjinatës. Kopshti i hijeve ekziston në skenë si një botë paralele e kujtesës dhe së ardhmes alternative", thuhet në njoftim.
Ndër tjera, është lëshuar edhe një deklaratë e njërit prej familjarëve të familjes Bogujevci, Fatos Bojugevci, i cili ka thënë: "?? ???????̈ ???????̈? ?? ??̈??????? ??̈ ? ?????ℎ?? ???? ??̈ ????? ??? ????????̈????̈ ?̈????̈ ??̈ ??????̈ ?????????̈ ????̈. ??̈??̈????? ???, ?? ???????̈ ??̈ ??????̈ ?????????̈ ????̈, ??̈ ????????̈, ??̈ ?????̈?????̈, ??̈ ?????????̈ ??? ??̈ ????????????̈ ??̈ ???????? ????̈ ??̈ ??????̈????̈. ?? ??????????? ??????? ?̈????̈ ???̧???̈???ℎ? ?????ℎ?̈??̈?, ???? ℎ????? ?????̈ ??? ????̈? ????̈ ???? ?ℎ? ??? ???????̈? ????????, ?? ????̈? ??? ????????". /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.