Procesi i Berlinit si njëra nga platformat rajonale që mbledh 6 shtetet e Ballkanit Perëndimorë, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit rajonal, me Brukselin zyrtarë si rrugëtim apo përgatitje të procesit të integrimit ka nxjerrë nën-nisma rajonale me pritshmëri në projekte të natyrës ekonomike, politike, të sigurisë, dhe tranzicion shoqërorë dhe të ambijentit.
Dalja në sipërfaqe Ballkanit të Hapur si nismë e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, edhepse Kosova, Mali i Zi dhr Bosnja dhr Hercegovina kishin dyshimet e tyre dhe nuk iu bashkangjitën, ishte nismë konkurente e të parës. Mendoj se këto dy nisma të përkrahura nga qendra rë ndryshme të rëndimit (Berlin, Washington DC) ishin pandan të njëra tjetrës. Ç’është e vërteta, Procesi i Berlinit i cili bëri gjiron në qendra të ndryshme: tre herë në Berlin, Vjenë, Paris, Londër, Trieshtë, Poznan, Sofje, Tiranë, humbi releancën deri në momentin e inkursionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë (2022).
Atëherë kur BE e rrezikuar nga revizionizmi i Putinit, rëndësia e Ballkanit Perëndimorë fitoj rëndësinë në kuptimin gjeopolik dhe atë strategjik. Presidentja Von der Layene cila këto ditë vizitoj rajonin, kishte nxjerrë një platformë ekonomike (2023) “Plani i Rritjes” që përmes kredive të buta dhe granteve ka për qëllim përafrimin e tregjeve të Rajonit me atë të BE-së. Për shkak të sanksioneve Kosova ende nuk ka filluar të pranoj benficionet financiare të këtij plani joshës. Për shkak të jokonsistencës qeverisëse të Kosovës në bashkëpunim me bartësit e Procesit të Berlinit (Qeveria Kurti 2 në lidhje me pjesëmarrjen në CEFTA) ishte vënë në pyetje pjesëmarrja e saj në Procesin e Berlinit.
Në ndërkohë u paraqiten platforma të reja gjeopolitike konkurente me Procesin e Berlinit.
Nisma e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës 17+1 si pjesë e projektit “Bellt and Road Initiative (BRI)” apo Rrugën e Fildisht, bashkëpunim me Evropën Qendrore, atë Lindore dhe Jugore me vizion e projekcione të guximshme ka për qëllim krijimin e sferës së influencës kineze në Evropë. Në këtë nismë janë kyçur të gjitha shtetet e Rajonit tonë, në të cilën Kina nuk e ka paraparë Kosovën.
Në korrik të vitit 2025, Turqia lansoj “Balkans Peace Platform”, me qëllim të fuqizimit të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit.
Në ndërkohë (tetor 2025) Ministria e Jashtme e Britanisë së Madhe krijoj një platformë të re bashkëpunimi me fokus në siguri dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimorë.
Këtë muaj Londra i është rrikthyer Procesit të Berlinit ku më 22 tetor do të organizoj samitin e liderëve me ç’rast pritet të trajtohen temat e bashkëpunimit rajonal, sigurisë dhe rritjes së zhvillimit.
E në ndërkohë shtetet e Rajonit që nga koha kur u inicua Procesi i Berlinit nga entuziazmi fillestarë, nga lodhja, mbyllja (fatigue) e BE-së për zgjerim e komisionerit Junker, vet Rajoni është zhytur në fatigue. Pothuajse të gjitha qeveritë rajonale, me pak përjashtime si Shqipëria, edhepse anëtare të NATOs, deklarativisht pro NATO (përjashto Serbinë) dhe BE, veprimet nën tavolinë krijojnë përshtypjen e devijimit strategjik.
Ngadalësia dhe ngathtësia e Brukselit zyrtarë për të dinamizuar procesin e integrimit, përjashto përshpejtimin strategjik të hapjes së kapitujve për Shqipërinë dhe Malin e Zi, ka thelluar krizat interne brenda përbrenda shteteve, si: Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal i Zi , Serbi dhe Maqedoni e Veriut dhe ato në mes shteteve, si: Kosovë-Serbi, një nyje që mbase mban peng Rajonin.
Integrimi në Pako i 6 shteteve të Rajonit, si projekt i guximshëm gjeopolitik i Brukselit do të sanonte animozitetet brendapërbrenda shteteve të rajonit, si dhe fërkimet në me shteteve, duke pamundësuar kështu ndërhyrjet jo evropiane gjeopolitike.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kolumne dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.