Baleti Kombëtar i Kosovës, sonte do të prezantohet në Çeki, ku publiku atje do të ketë mundësinë të ndjekë premierën e shfaqjes “Terminal”, një vepër bashkëkohore që sjell në skenë fuqinë krijuese dhe nivelin artistik të baletit kosovar.
“Terminal” nuk është thjesht një shfaqje vallëzimi, është reflektim mbi jetën moderne, ku njerëzit janë vazhdimisht në tranzit, duke kërkuar identitet, lidhje dhe qëllim.
Kjo paraqitje është dëshmi e rrugëtimit të suksesshëm të institucioneve tona kulturore, që përmes artit Kosova po prezantohet në botë, duke ndërtuar ura bashkëpunimi dhe duke forcuar identitetin tonë kulturor në skenën ndërkombëtare.
Ngjarja mbahet në Qendrën e Kulturës UFFO – Trutnov, nga ora: 19:00./Klankosova.tv

●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.