Në institutin Yunus Emre u mbajt konferencë për Javën e Xhazit Turk në Kosovë e cila këtë vit shënon edicionin e pestë, njofton Klan Kosova. Nga nesër deri më 16 prill do të mbahen koncerte të muzikës xhaz në Prishtinë dhe Gjakovë, ku do të performojnë edhe muzikantë shqiptarë. Në këtë konference morrën pjesë drejtori dhe organizatorët e këtij instituti. Arsyeja e këtij eventi të muzikës xhaz, është që të promovohen gjuha, kultura e tradita turke në Kosovë. Vitet e kaluara java e xhazit turk është mbajtur në teatrin kombëtar, mirëpo kësaj here ata nuk i siguruan vend që ta bëjnë promovimin. ●●●Shpërndaje këtë artikullNLSHKRIMI NGAN LLEditorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.Të gjitha artikujt →Ndiq në newsletter