Mësynë Palestrën 'Minatori', ani se të dielën, këtu nuk do të zhvillohet ndeshje.
Krejt këta adhurues të klubit të basketbollit 'Trepça', erdhën që ta përcjellin virtualisht ekipin e zemrës që në kryeqytet do të zhvillon ndeshjen e pestë të gjysmëfinales së Play-Offit ndaj Sigal Prishtinës.
Se atmosfera do jetë e flaktë u pa akoma pa filluar ndeshja. Ata që nuk udhëtuan për në Prishtinë, thanë se organizim të këtyre përmasave di të bëjë veç 'Torcida'. Se tifozllëkun e kanë të lindur siguron një tjetër 'torcidash' i brenduar.
Këtë ndeshje po se po, por pritjet janë edhe më të mëdha. Në aktivitetin e tifogrupit mitrovicas bahskë me komunën, u kënaqën të rinj e të vjetër.
Shikimi ndeshjes përmes ekranit gjigant, mitrovicasit duan të mos jetë i fundit.
Që gjithçka të shkojë si më së miri, u kujdes edhe Policia e Kosovës.
Në fund ata u ndanë të kënaqur pasi ekipi i tyre u kualifikua për në finale, ku do të takohet me Pejën.
Ndeshja Sigal Prishtina -Trepça, përfundoi me rezultat 74:77 në favor të "Minatorëve" /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=YobVFEY6rgQ&t=11s
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.