Premier League po përjeton një goditje historike në Champions League.
Në 1/8 e finales, Chelsea, Manchester City, Newcastle dhe Tottenham u eliminuan në mënyrë dramatike, duke mbetur vetëm Arsenal dhe Liverpool në garë.
Në dy ndeshjet e 1/8-ës, Chelsea u mund 8-2 nga PSG, Newcastle u shkatërrua nga Barcelona me 7-2 në total, ndërsa Manchester City dhe Tottenham nuk arritën të përmbysin rezultatet nga ndeshjet e para.
Ky debakël tregon një humbje të prestigjit anglez në Evropë dhe një krizë serioze për projektet milionëshe që nuk po japin rezultat. Arsenali dhe Liverpooli mbeten shpresa e fundit për të shpëtuar nderin e futbollit anglez këtë sezon./Klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.