Hiti viral i Oliver Anthony-së, “Rich Men North of Richmond” tash e ka pushtuar edhe toplistën kryesore amerikane, Billboard Hot 100.
Kjo këngë do të debutojë në vendin e parë, ndonëse nuk i ka as dy javë që është publikuar në YouTube, ku edhe e ka marrë dhenë.
Kënga i ka ndarë edhe njëherë krahët, të majtën dhe të djathtën, ku mesazhi socio-politik është përcjellë me kritika nga këta të parët e me përkrahje masive nga këta të dytët.
Ai është bërë artisti i parë që debuton nga “asgjëja” në vendin e parë, pa pasur ndonjë prezencë të mëhershme në toplista.
https://www.youtube.com/watch?v=sqSA-SY5Hro
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.