Lajmet e fundit

Ermal Krasniqi dhe Albion Rrahmani në një ndeshje të 'UEFA Conference League' me Ballkanin[/caption]
Ky klub, pos “Lewandowskit” kosovar, e mori nga rivali i tyre edhe Ermal Krasniqin, duke bërë bashkë sërish dyshen “vrastare” të portave kundërshtare.
Paraqitjet e jashtëzakonshme të dy reprezentuesve të shtetit të Kosovës në kryeqendrën rumune, bënë që të ketë rrebesh ofertash për ta, teksa fati duket se nuk e kishte ndërmend t’i ndante.
Gjiganti çek, Sparta e Pragës, nënshkroi me të dy!
Kjo skuadër me kontributin e madh të Krasniqit dhe Rrahmanit, pas plot 19 vjetësh u rikthye në fazën finale të kompeticionit më të madh në botë për klube, Ligën e Kampionëve, raporton Klankosova.tv.
38 herë kampioni i Çekisë menjëherë la shenja dinjiteti në këtë garë, duke triumfuar 3-0 kundër Salsburgut austriak, e duke barazuar 1-1 si mysafir i ekipit të madh gjerman, Stuttgart.
[caption id="attachment_2403109" align="alignnone" width="596"]
Ermal Krasniqi dhe Albion Rrahmani me Spartën e Pragës[/caption]
Vëmendja e shumë “skautëve” nga gjithë kontinenti është rritur jashtë mase për dy ish-futbollistët e Ballkanit, teksa sonte për ta mund të hapet mbase dritarja më e madhe e deritanishme.
Krasniqi dhe Rrahmani zbresin me Spartën e tyre në njërin prej stadiumeve kryesorë në Evropë, atë të Manchester Cityt.
Përballja në “Etihad” me gjigantin evropian është mundësi e artë e yjeve kosovarë, transmeton Klankosova.tv.
“Mali” dhe “Lewa” për vetëm dy vjet, arritën që me përkushtimin e tyre maksimal, me kokën ulur e vullnetin e skajshëm, sonte të luajnë përballë lojtarëve prej më të mëdhenjve në botë, si Erling Haland, Kevin De Bruyne, Rodri, Bernardo Silva e shumë të tjerë.
Ky duel i "Spartanëve" nga Kosova me "Citizens", transmetohet direkt në kanalin Sport 3 të platformës gjigante, Art Motion, me fillin në orën 21:00!