Lajmet e fundit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar për gjendjen e motit që do të mbretërojë në vend përgjatë ditëve të ardhshme.
Në njoftim thuhet se nga dita e hënë deri të enjten temperaturat do të lëvizin ndërmjet -2 deri në -4 gradë Celsius, kurse nga dita e enjte e tutje këto masa të ftohta do të jenë më të përqëndruara mbi vendin tonë duke krijuar kushte që temperaturat të ulen dukshëm në dy vlerat ekstremale, njofton Klan Kosova.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të hënën dhe të enjten do të ketë kushte për zhvillim të vranësirave të cilat vende-vende mund të sjellin reshje të dobëta.
Temperaturat minimale në pjesen e dytë të javës parashihen të ulen deri -9 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndermjet 4-7 gradë Celsius.
Presioni atmosferik vazhdon te mbetet i larte , mbi vlerat e normales. Do te fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtesi 1-5m/s, njofton Klan Kosova.