Dr. Khaled Kasem, shef ortodoncie, ka shkatërruar disa mite të zakonshme kur bëhet fjalë për ato ushqime që dëmtojnë dhëmbët tuaj.
Ai thotë se ''sekreti i shëndetit të mirë të dhëmbëve mund të gjendet në frigoriferin tuaj, dhe midis disa ushqimeve shumë befasuese'', shkruan The Sun, përcjell klankosova.tv.
Më poshtë gjeni gjashtë ushqime të habitshme që në të vërtetë mund të rrisin shëndetin tuaj të dhëmbëve dhe t'ju ndihmojnë të mbani buzëqeshjen tuaj shkëlqyese:
1.Djathi
Dr Kasem tha se qumështi dhe djathi në veçanti janë një burim i pasur si i kalciumit ashtu edhe i Vitaminës D të cilat ndihmojnë në forcimin e dhëmbëve.
2.Mollët
Jo vetëm që mollët janë një meze e lehtë e shkëlqyeshme por ato gjithashtu mund të ndihmojnë në heqjen e pllakave dentare
3. Luleshtrydhe
Luleshtrydhet njëjtë si mollët ndihmojnë në shkatërrimin e pllakave dentare, pasi përmbajnë një sasi të lartë të xylitol.
4.Selino
Pavarësisht nëse konsumohet në lëngje, supa ose kremra, acidi malik që përmbahet në selino gjithashtu nxit prodhimin e pështymës për të pastruar dhëmbët tuaj natyrshëm, vlerëson dr. Kasem.
5.Boronicat
Edhe pse është i njohur për vetitë e tij antioksiduese, boronica, sipas dr. Kasem, është një nga aleatët tanë më të mëdhenj në parandalimin e sëmundjeve të mishit të dhëmbëve, siç janë gingiviti dhe paradontiti.
6.Çokollata
Ngrënia e çokollatës së zezë sipas dr. Kasem, mund të jetë e mirë për dhëmbët tuaj pasi përmban agjentë antibakterialë.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.