Në Akademinë e Teatrit, Radios, Filmit dhe Televizionit të Universitetit të Lubjanës, sonte do të organizohet një mbrëmje e veçantë kinematografike kushtuar veprës së regjisorit kosovar, Burim Haliti.
Në program përfshihet premiera e filmit dokumentar “Shtëpia e Kombit”, si dhe shfaqja e filmave “Çlirimi”, “Hekurishtja” dhe “Sara”, të gjitha nën regjinë e Burim Halitit. Kjo përzgjedhje paraqet një pasqyrë të gjerë të qasjes së tij artistike dhe tematikave sociale e historike që trajton në krijimtarinë e tij.
Pas filmave do të zhvillohet një diskutim i hapur me studentët dhe profesorët e Akademisë së Teatrit, Radios, Filmit dhe Televizionit, si dhe me publikun e pranishëm. Në këtë pjesë të programit do të marrë pjesë edhe producentja e filmit “Shtëpia e Kombit”, Helena Halilaj.
Kjo ngjarje do të mbahet nga ora 18:00, në adresën “Trubarjeva cesta 3, 1000”, Lubjanë. /Klankosova.tv
●●●
NSHKRIMI NGA
NaimS
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.