Galeria e Ministrisë së Kulturës ka bërë të ditur se nga 28 shkurti do të hapet ekspozita personale e Valbona Zherkës, e kuruar nga Vesa Sahatçiu me titull "Shtegtime".
Në njoftimin e lëshuar thuhet se ekspozita është pjesë e programit të manifestimeve shtetërore për shënimin e 16-vjetorit të Pavarësisë, 26 vjetorit të Epopesë së UÇK-së dhe 25 vjetorit të Çlirimit të Kosovës.
"Kjo ekspozitë paraqet një përzgjedhje të kuruar të veprave të Zherkës nga periudha të ndryshme, duke përfshirë "Shpresa", e cila përbëhet nga "Qëndresa" dhe "Kullat e Qëndresës" (1978-1980), "Ato" (1980 - në vazhdim) dhe “Rrugëtim" (1999-2023). Është një eksplorim i zhvillimit të saj stilistik ndër vite, duke u fokusuar posaçërisht në punën e saj si një proces, një praktikë që në shumë mënyra përcakton veprën e saj (si pikturë ashtu edhe tapiceri), dhe e bën këtë vepër meditative dhe ritualistike", thuhet në njoftim.
Ajo do të hapet të mërkurën më 28 shkurt në ora 19:00 dhe do të qëndrojë e hapur deri më 30 mars 2024. /Klankosova.tv

●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.