Dardanët U21 e kanë mbyllur pjesën e parë të ndeshjes kundër Spanjës me avantazh 3-2.
Ndonëse ishte Spanja ajo që shënoi dy herë për 12 minuta duke avancuar 2-0, djemtë e Kosovës arritën që për pak a shumë po aq minuta të shënojnë 3 herë.
Dior Gerbovci shënoi në minutën 28’, dhe Edion Gashi në të 34-tën, për të barazuar shifrat në këtë ndeshje të vlefshme për Kualifikimet e Euro U19, faza e parë.
E në minutën 41, Kosova harkoi nga këndi ndërsa topi shkoi drejt e në duart e portierit spanjoll Raul Jimenez, por që të njëjtit i rrëshqiti topi nga duart dhe u fut në rrjet. Kjo bëri që Kosova të kalojë në epërsi 3-2.
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.