Me shumë gjasë qytetarët duhet të parapërgatiten që nga fillimi i muajit të ardhshëm të ndajnë më shumë para për të paguar energjinë elektrike.
Kjo pasi, planifikimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë është që tarifat e rrymës të shtrenjëtohet për 14 për qind.
“Propozimi i KESCO-s është për afërsisht 50 për qind, mirëpo ky propozim ka qenë kur çmimet e importit kanë qenë më të larta”.
“Por, kryesore tani është se çmimet prapë kanë mbetur mbi 250 euro për një megavat orë energji. Për me qenë situata më normale çmimi duhet me qenë diku 50 deri 60 euro. Kështu që është trefishi i çmimit normal”, deklaroi Ymer Fejzullahu, kryesuesi i ZRrE-së, njofton Klan Kosova.
Por, ky lajm sikur i mllefosi qytetarët të cilët thonë se nuk kanë më shumë para për të dhënë për rrymën, derisa presin që një vendim i tillë të mos gjej përkrahjen e qeverisë.
Deri në fund të marsit, tri institucionet kryesore të vendit, qeveria, kuvendi e zyra e presidentit pritet të dërgojnë komentet e tyre në lidhje me planin e ZRrE-së, për t’u vendosur pastaj nga kjo e fundit nëse ato do të merren parasysh, apo jo.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
https://www.youtube.com/watch?v=qjb_ksYV7xU
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.