Neymar ka bërë një gjest të jashtëzakonshëm në nder të legjendës braziliane të futbollit.Sipas UOL të Brazilit, mesfushori 33-vjeçar i Santos, Neymar, dhe babai i tij, Neymar Santos Sr., kanë fituar të gjitha të drejtat e markës “Pele”, e cila mban emrin e sulmuesit ikonik brazilian, transmeton Klankosova.tv Raportohet se Neymar dhe babai i tij tani zotërojnë të drejtat për të përdorur imazhin, emrin, arkivat historike dhe librat e Peles që lidhen me legjendën e futbollit.Gjithashtu thuhet se njoftimi zyrtar i kësaj marrëveshjeje do të bëhet më 19 nëntor, që përkon me përvjetorin e golit të 1000-të në karrierën e Peles.Më parë, raportet e medias sugjeruan se Neymar trashëgoi 1 miliard dollarë nga një oligark anonim i cili është një tifoz i përkushtuar i tij. /Klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
VZ
SHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.