Newcastle United ka vënë në shënjestër argjentinasin e Atlético Madrid, Giuliano Simeone.
Sipas mediave spanjolle, është gati të ofrojë plot 50 milionë euro për kartonin e tij.
22-vjeçari, i cili është bërë pjesë kyçe në skemat e Diego Simeones, ka nisur sezonin me formë të mirë duke shënuar një gol në katër ndeshje të La Ligës.
Anglezët e shohin atë si një përforcim ideal për krahun e djathtë të sulmit, ku synohet të rritet konkurrenca me Anthony Elanga dhe të gjendet zëvendësuesi i Jacob Murphy, që tashmë ka hyrë në fazën e rënies së formës.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.