Mesfushori italian, Davide Frattesi është sërish në planet e Newcastle, ku po shikohet opsioni me Interin për një huazim me detyrim blerjeje, por me kushte të vështira.
Një propozim që nuk i pëlqen zikaltërve, të cilët e vlerësojnë mesfushorin 40 milionë euro dhe do ta shisnin.
Interi dëshiron kushte të sigurta për t’i hyrë kësaj çështjeje, ku kërkojnë siguri në transferimin përfundimtar apo detyrim të sigurt blerjeje, transmeton Klankosova.tv.
Për këtë arsye, nëse Newcastle dëshiron me të vërtetë ta mbyllë marrëveshjen për lojtarin e lindur në vitin 1999, duhet ta bëjë në kohë të shkurtër pasi më 1 shtator mbyllet afati kalimtar. /Klankosova.tv
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.