Newcastle United, tashmë e ka zyrtarizuar si të vetin, mbrojtësin e kombëtares gjermane, Malick Thiaw.
Transferimi i tij u bë nga skuadra e Milanit.
Marrëveshje u përfundua në orët e vona të së martës.
24 vjeçari bëhet kështu përforcimi më i ri i klubit anglez, transmeton Klankosova.tv.
Te Newcastle, ai do ta bartë fanellën me numrin 12.
Ai gjatë tri viteve te Milani zhvilloi 85 ndeshje në të gjitha garat.
“Jam shumë i entuziazmuar që po i bashkohem këtij klubi masiv. Mezi pres ta nisë stërvitjen dhe të njoftohem me bashkëlojtarët e rinj dhe gjithë stafin”, deklaroi gjermani transmeton Klankosova.tv.
Transferimi i tij i ka kushtuar Newcastlet rreth 35 milionë euro.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.