Newcastle United nuk e ka ndërmend që të ndalet në këtë afat kalimtar, pasi do të tentojnë të nënshkruajnë edhe me James Maddison nga Leicester.
Sipas raportimeve, Leicesteri nuk dëshiron që ta shes anglezin, por që janë të vetëdijshëm që Newcastle ka paratë për ta blerë.
Newcastle nëse nuk arrin ta sigurojë këtë mercato, pritet që të kthehet në afatin e verës për ta kompletuar transferimin.
Anglezi thuhet se është i hapur për një kalim në Newcastle, dhe sa i përket pagës nuk do të kishte problem, sidomos duke parë fuqinë financiare të klubit anglez.
Për Maddisonin, nuk ka munguar interesimi nga shumë klube angleze, por që asnjëra nga këto nuk ka dërguar ndonjë ofertë direkte drejt Leicesterit.
Newcastle së fundmi siguroi transferimin e Anthony Gordonit, nga Everton, për rreth 45 milionë euro. /Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.