Lajmet e fundit

Newcastle United ka bërë një ofertë zyrtare prej 80 milionë euro për sulmuesin slloven Benjamin Sesko, sipas raportimeve të gazetarit David Ornstein.
Oferta përfshin 75 milionë euro pagesë fillestare dhe 5 milionë euro bonuse për klubin gjerman RB Leipzig, që zotëron kartonin e sulmuesit 21-vjeçar.
Kjo lëvizje vjen në një moment kur Alexander Isak është i lidhur me një kalim të mundshëm te Liverpool, dhe Sesko shihet si zëvendësuesi i tij ideal.
Për Seskon kanë shfaqur interes edhe gjigantët si Manchester United, por Newcastle duket se ka kaluar në ofensivë për ta bindur lojtarin dhe klubin.