Ndeshja e dytë e javës së tretë në muajin prill që do të transmetohet në platformën Art Motion do të jetë ajo mes New Orleans Pelicans dhe Brooklyn Nets.
Në ndeshjen e vlefshme për sezonin e rregullt, gjen dy skuadrat me objektiva diametralisht të kundërta. Pelikanët e Van Gundyt po kërkojnë 10 vendet e para në perëndim ndërsa Brooklyni që vjen nga ajo humbje në sekondat e fundit nga Miami Heat, do vazhdoj synimin për të përfunduar në vendin e parë të bregut lindor. Ky ballafaqim starton në orën 01:30 të mëngjesit dhe transmetohet ekskluzivisht në Art Sport 1.
01:30 BROOKLYN NETS – NEë ORLEANS PELICANS ART SPORT 1
Pas ndeshjes së parë që u zhvillua më 8 prill ku Brooklyni triumfoi bindshëm me rezultat 139-111, kjo do të jetë ndeshja e dytë mes dy kundërshtarëve këtë sezon. Në takimin e parë, Brooklyni theu rekordin për më së shumti pikë të shënuara në dy çerekët e parë, me 79 sosh ndaj Pelikanëve që u ndalën në 55 pikë. Por, në krahasim me ndeshjen e parë, këtë takim nuk do të jetë Kevin Duranti që mori një dëmtim në ndeshjen ndaj Miamit dhe James Hardeni që vazhdon të jetë jashtë.
Brooklyn Nets janë në vendin e dytë të bregut lindor me 38 fitore e 19 humbje. Por forma e tyre në 5 ndeshjet e fundit nuk është e kënaqshme pasi kanë arritur 2 fitore krahas tre humbjeve. Nga ana tjetër, Neë Orleans Pelicans po lufton të ngjitet brenda 10 skuadrave më të mira të perëndimit dhe të jetë pjesë e fazës play in tournament. Deri më tani djelmoshat e Stan Van Gundyt kanë arritur 25 fitore krahas 32 humbjeve.
Kjo do të jetë ndeshja e 40 mes dy skuadrave në histori të tyre sa i përket sezonit të rregullt, nga të cilat 20 janë fitore të Pelikanëve dhe 19 të Brooklyn Nets në 39 ndeshjet e mëparshme.
NETS, 5-shja e mundshme startuese:
Jordan, Harris, Brown, Irving, Green.
PELICANS, 5-shja e mundshme startuese:
Adams, ëilliamson, Ingram, Bledsoe, Alexander-Walker.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.