Trajneri Neven Plantak mund të jetë shkarkuar nga Klubii i Basketbollit Rahoveci.
Sipas asistionline.com, bordi i klubit të Rahovecit ka vendosur ta shkarkojë nga detyra, trajnerin e deritanishëm të skuadrës, kroatin Plantak për arsye të mos arritjes së pritshmërie, transmeton Klan Kosova.
"Burime në fjalë kanë thënë se deri te vendimi ka ardhur pas dy mbledhjeve të bordit të klubit ku është vlerësuar si e papranueshme humbja ndaj Pejës me rezultat të lartë, ndërsa e papranueshme ishte edhe humbja ndaj Feronikelit në xhiron e fundit".
"Rahoveci pas shkarkimit të Plantakut pritet shumë shpejt që të bëhet me trajner të ri".
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.