Portieri i Bayern Munchen, Manuel Neuer vazhdon të shkëlqejë me paraqitjet e tij, sidomos kundër Real Madridit, në "Santiago Bernabeu", ku bavarezët triumfuan me rezultat 1:2, në ndeshjen e parë të fazës çerekfinale në Champions League.
Ai u shpall edhe zyrtarisht lojtar i kësaj xhiroj në garën më të rëndësishme të futbollit evropian për klube.
Në përballjen kundër "Los Blancos", Neuer ishte një nga figurat kryesore i cili me pritjet e tij vendimtare mbajti gjallë epërsinë e skuadrës së tij.
Në moshën 40-vjeçare, portieri gjerman tregoi refleks të jashtëzakonshëm dhe qetësi në momentet më kritike, duke u bërë pengesë e pakalueshme për sulmuesit madrilenë.
Performanca e tij u vlerësua si vendimtare në një nga stadiumet më të vështira në botë.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.