Portieri legjendar i Bayern Munchen-it, Manuel Neuer, nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen kundër Interit në Ligën e Kampionëve, sipas raportimeve të BILD.
Gjermani mungoi edhe në ndeshjen e parë të cilën ata e humbën me rezultat 1:2 në "Allianz Arena".
Megjithatë, klubi bavarez është optimist se Neueri mund të jetë i gatshëm të kthehet në aksion qysh javën e ardhshme, nëse jo këtë fundjavë.
Rikthimi i Neuerit mbetet një pikë kyçe për Bayern, teksa ai është një figurë e rëndësishme për stabilitetin e ekipit.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.