“Squid Game” i Netflix është bërë lansimi më i madh në historinë e shërbimit të transmetimit, me 111 milionë njerëz që e shikuan serialin që nga debutimi itij më 17 shtator.
Serali hit i Koresë së Jugut, është bërë fenomen i kulturës pop kur filloi, duke tejkaluar me lehtësi 82 milionë llogaritë që shikuan Bridgerton në 28 ditët e para.
Ky seria është aktualisht i pari në 10 listat kryesore të Netflix në 94 vende të globit, duke u bërë gjithashtu shfaqja e parë e Koresë së Jugut që u bë shfaqja #1 në Shtetet e Bashkuara, sipas CNN.
Ndërsa të dhënat e shikueshmërisë janë sigurisht mbresëlënëse, nuk do të thotë domosdoshmërisht se 111 milionë llogari të Netflix e kanë parë shfaqjen nga fillimi në fund.
Minyoung Kim, nënkryetar i Netflix për përmbajtjen për Korenë, Azinë Juglindore, Australinë dhe Zelandën e Re tha se seriali, “ka arritur përtej ëndrrave tona”.
“Kur filluam të investonim në seri dhe filma koreanë në vitin 2015, e dinim që donim të bënim histori të klasit botëror për adhuruesit kryesorë të përmbajtjes K në Azi dhe në botë”, tha Kim.
“Squid Game” i dha Netflix më shumë besim se strategjia jonë globale po shkon drejt drejtimit të duhur”, shtoi Kim, transmeton Klankosova.tv.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.