26.04.2019 · përditësuar para 2631 dite1 min lexim
Netflix ka njoftuar se do ta publikojë dokumentarin e Martin Scorsese për Bob Dylan më 12 qershor.
Dokumentari i quajtur "Rolling Thunder Revenue" sjell turneun e vitit 1975-1976 të cilin e kishte mbajtur Dylan e ku kishin performuar yje të tjera si Joan Baez, Mick Ronson dhe T-Bone Burnett.
Ky film është përshkruar "pjesërisht dokumentar, pjesërisht film koncertal, pjesërisht ëndërr zjarrmie".
Aty do të ketë intervista me Dylan, si dhe filmi premton "ta pasqyrojë shpirtin e trazuar të Amerikës më 1975 si dhe muzikën e gëzueshme që Dylan e kishte performuar në vjeshtën e atij viti".
https://www.youtube.com/watch?v=OeP4FFr88SQ
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.